Statistikat/ 300 ndeshje për Realin e Madridit, Ançeloti është një fitues serial

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 11:27

Statistikat/ 300 ndeshje për Realin e Madridit, Ançeloti është një fitues serial

Karlo Ançeloti mbushi 300 ndeshje për Realin e Madridin të martën në mbrëmje, teksa “Los Blancos” mundën Alaveshin 3-2. Një fitore që ka regjistruar rekord për trajnerin italian.230925111716-03-atletico-real-madrid-derby

Fillimisht, me 39 ndeshje radhazi pa humbje në La Liga, ai kaloi Alberto Ormaetçea si trajneri i “Primera” me më shumë ndeshje pa humbje. Tashmë është më shumë se një Ligë, mes sezonit të kaluar dhe atij aktual.

43 radhazi pa humbje të Barcelonës janë shumë afër, edhe pse këtë rekord e ndajnë dy trajnerë: Luis Enrike, me shtatë ndeshje, dhe Ernesto Valverde, gjithashtu i denjë për t’u lavdëruar për 36 ndeshjet e tij pa humbje. Me fitoren kundër Alaveshit, Ançeloti arrin në suksesin e tij numër 216 në drejtimin e Realit, teksa regjistron dhe 45 barazime dhe 39 humbje, çka e bën atë trajnerin e dytë në historinë e klubit me përqindjen më të lartë të fitoreve 72%.

Para tij është vetëm Manuel Pelegrini me 75% suksese, edhe pse ky rekord nuk e ndihmoi të fitonte asnjë titull me Realin. Edhe për sa i përket numrit të golave, Reali i Ançelotit ka qenë vërtet një makineri, teksa numëron 715 gola të shënuar dhe 268 të pësuar. Mesatarisht Reali i Ançelotit shënon 2.38 gola për ndeshje. Por rekordet e Ançelotit vijojnë edhe me titujt e fituar nën drejtimin e klubit të bardhë. Kështu ai numëron 14 trofe, duke qenë në vendin e parë në të njëjtin numër me legjendën tjetër të stolit “merengues”, Migel Munjoz.9PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"