Statistikat/ Apolonia nuk di të përmbysë rezultatet, si dhe nuk ka vazhdimësi fitoresh
Apolonia e drejtuar nga trajneri Sedat Pajaziti po tregon se do të tentojë me çdo kusht “play off”-in, si mundësia e dytë për t’u ngjitur në elitë. Megjithatë, ecuria e fierakëve në këto 12 javë të para është shoqëruar me luhatje.
Kjo pasqyrohet me 15 pikët e grumbulluara dhe renditjen në vend të 6-të. Në këtë periudhë Apolonia nuk bërë asnjë përmbysje rezultati, si dhe nuk ia ka dalë asnjëherë që të fitojnë tri ndeshje radhazi. Kur pësojnë të parët, ata mund të shënojnë sërish. Këto të dhëna trajneri Pajaziti i ka të qarta dhe do përpiqet që në një farë mënyre t’i vërë në shërbim të ndeshjeve të tjera në dy fazat e mbetura. Është fakt, Apolonia pëson më shumë nga të gjitha skuadrat pretendente për “play off”.
13 herë e ka nxjerrë topin nga rrjeta portierët dhe kur ekipi pëson i para, nuk ia del të fitojë asnjëherë. Fierakët janë ndëshkuar pothuajse me një gol për ndeshje. Mungesa e vazhdimësisë është treguesi kryesor i situatës së Apolonisë. Megjithatë, me kalimin e javëve dhe me shpresën e rikthimit të lojtarëve të dëmtuar, Pajaziti mund ta thyejë edhe këtë tabu me skuadrën që drejton dhe pse jo të arrijë edhe vendin e katërt.
HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"