Statistikat/ Dominimi i “demave” dhe fitorja e fundit bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 13:00

Statistikat/ Dominimi i “demave” dhe fitorja e fundit bardheblu

Partizani dhe Tirana përballen sot në “Air Albania” në orën 20:00 në derbin e parë të këtij sezoni. Kjo ndeshje i gjen skuadrat në një situatë krejt ndryshe nga beteja e fundit mes tyre, që u luajt në prill të këtij viti.

tirana partizani

Shumë lojtarë në të dyja kampet, por veçanërisht te Tirana, janë larguar dhe të tjerë kanë ardhur. Trajnerët gjithashtu kanë ndryshuar. Ato që nuk ndryshojnë janë shifrat, me Partizanin, që nuk humb në derbi që nga dhjetori i vitit 2022, kur i mposhte Tirana me dopietën e Redon Xhixhës. Më pas, në shtatë ndeshje gjithçka ka folur për “demat”.

BILANCI – 174 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në periudhën 1947-2024 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat. Partizani ka fituar më shumë sesa Tirana në derbi, plot 73 ndeshje. Bardheblutë numërojnë 47 fitore. 54 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim.

GOLAVARAZHI – 236 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 188 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi për Partizanin janë shënuar nga Maget Gueje me një dopietë spektakolare, që hidhte në tapet bardheblutë. Në anën tjetër shënonte Kristal Abazaj, por nuk mjaftonte. Për tu shënuar është fakti se të dy këta lojtarë nuk janë më pjesë e skuadrave respektive. Ndeshja e 28 prillit përfundoi me shifrat 1-2 për “demat”, që nuk humbasin prej shtatë derbesh radhazi.

DIFERENCA – Ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0; 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0; 22/03/14 PartizaniTirana 1-1; 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0; 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0; 13/03/15 Tirana-Partizani 1-2; 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2; 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0; 07/12/15 Tirana-Partizani 0-0; 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0; 04/05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0-0; 01-02/12/ 17 Tirana-Partizani 0-0; 20/02/17 Partizani-Tirana 2-1; 28/ 04/17 Tirana-Partizani 1-2; 28/09/18 Tirana-Partizani 0-1; 30/ 11/2018 Partizani-Tirana 2-1; 01/03/19 Tirana-Partizani 0-0; 12/05/19 Partizani-Tirana 2-1; 29/09/19 Tirana-Partizani 1-2; 13/12/19 Partizani-Tirana 1-2; 28/02/20 Tirana-Partizani 5-1; 10/07/20 Partizani-Tirana 1-1; 4/12/2020 Tirana-Partizani 0- 0); 21/01/2021 Partizani-Tirana 1-0; 13/03/21 Tirana-Partizani 1-2; 13.05/21 Partizani-Tirana 0-0; 25/10/21 Tirana-Partizani 1-1; 23/12/21 Partizani-Tirana 1-2; 05/03/2022 TiranaPartizani 0-0; 07/05/2022 Partizani-Tirana 1-2; 02/10/2022 Partizani-Tirana 0-2; 21/12/2022 Tirana-Partizani 0-1; 06/03/ 2023 Partizani-Tirana 2-0; 17/05/2023 Tirana- Partizani 1-1; 19/10/2023 Partizani-Tirana 2-1; 3/12/2023 Tirana-Partizani 1-1; 16/02/2024 Partizani-Tirana 2-1; 28/4/2024 Tirana Partizani 1-2/

ISH-ët – Portieri i kuq, Pano Qirko, ka një të shkuar me klubin bardheblu. E njëjta gjë vlen edhe për drejtorin Abilaliaj dhe ndihmëstrajnerin Renaldo Kalari. Sa i përket Tiranës, bardheblutë janë riformatuar nga e para dhe asnjë nga lojtarët nuk regjistron një të shkuar si profesionist me Partizanin. I vetmi mes bardhebluve që ka veshur dikur fanellën e kuqe është trajneri Blendi Shkëmbi, kur shkëlqente si mesfushor në stadiumet shqiptare.

DERBET HISTORIKE – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri më tani në derbi. 38 vite më vonë, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur dhe batutën për “ndryshimin” e orarit të punës. Rezultati më i thellë i sezoneve të fundit është ai i vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1, si shpagim për thuajse gjashtë vite pa fituar në duelet me Partizanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"