Statistikat e Bylis-Partizani/ “Demat” kanë gjysmë dekade pa humbje me ballshiotët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2024 | 10:53

Statistikat e Bylis-Partizani/ “Demat” kanë gjysmë dekade pa humbje me ballshiotët

Bylisi është rivali më i preferuar i Partizanit të paktën në pesë vitet e fundit.Partizani-Bylis-1024x613Humbja e fundit e të kuqve kundër ballshiotëve daton kur Partizani ende nuk kishte fituar titullin numër 17. Që nga 7 dhjetori i vitit 2019 Partizani nuk ka humbur asnjë ndeshje nga 11 në total që janë luajtur. Të kuqtë kanë fituar tetë sfidat e fundit të zhvilluara, teksa kanë barazuar tri të tjera në vitin 2020 janë mbyllur në barazim.

Në fitoren e fundit të Bylisit, në ndeshjen e luajtur në “Adush Muçaj”, shënonin Ndreca dhe Giundo për ballshiotët, teksa për të kuqtë realizonte Jurgen Bardhi.

I vetmi lojtar aktual i Partizanit që ka qenë i pranishëm në humbjen e fundit me ballshiotët është Alban Hoxha. Atëherë ishte titullar, sot pritet rezervë. Trajner i ekipit ishte italiani Franko Lerda.fdgfhPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"