Statistikat e frikshme/ “Tikus”, me ecuri si të Halandit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 21:40

Statistikat e frikshme/ “Tikus”, me ecuri si të Halandit

* Markus Turam ka realizuar tripletën e tij të dytë në karrierë në 5 kampionatet kryesorë të Europës në të gjitha kompeticionet. Të parën e ka shënuar për Gladbahun në Kupën e Gjermanisë më 31 korrik 2022.

TURAM

* Markus Turam është lojtari i dytë që shënon 2 gola me kokë në të njëjtë ndeshje të Serisë A që nga koha kur të dhënat janë të disponueshme (2004-2005) pas Mauro Ikardit më 19 nëntor 2017 kundër Atalantës.

* Markus Turam është lojtari i tretë i Interit që shënon tripletë ndaj Torinos në Serinë A pas Boninsenjës më 3 marsin e vitit 1974 dhe Firmanit më 28 dhjetor 1958.

* Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë dopieta sesa Markus Turam në këtë sezon në 5 kampionatet kryesorë të Europës. Është në numër të barabartë me Halandin, 3 secili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"