Statistikat e Inter-Napoli/ Zikaltërit janë si mace e zezë vitet e fundit
* Napoli ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Interit në Serinë A. Bëhet fjalë për sfidën e majit në vitin 2023 me golat e Angisa, Di Lorencos dhe Gaetanos. Tre të tjerët kanë përfunduar në barazim dhe 6 fitore për Interin.
* Napoli është skuadra kundër të cilës Interi ka fituar më shumë ndeshje në shtëpi në Serinë A: 51 fitore, nga 78 sfida në total. 18 kanë përfunduar barazim dhe 9 fitore për Napolin.
* Napoli ka humbur 7 nga 12 ndeshje (1 fitore, 3 barazime) kundër Interit në Serinë A. Nga sezoni 2018-2019, zikaltrit janë skuadra që i kanë shkaktuar më shumë humbje.
* Interi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës prej 28 ndeshjesh radhazi në Serinë A. Në 5 kampionatet kryesorë vetëm Barcelona me 29 dhe Lilë me 30 kanë një ecuri më të gjatë sesa ekipi i Inzagit.
* Pas një ecurie të mirë me 9 rezultate pozitive, 8 fitore dhe 1 barazim, Napoli ka humbur ndeshjen e fundit kundër Atalantës (0-3) dhe mund të arrijë 2 humbje radhazi që nga dhjetori i vitit 2023.
* Napoli nuk pëson gol nga 4 transferta radhazi në kampionat, duke pasur ecurinë më të gjatë në këtë aspekt së bashku me Fiorentinën.
* Interi është skuadra që ka goditur më shumë goditje këndi në këtë kampionat (77). Vetëm Sociedadi, Totenhemi dhe Siti janë ato që në 5 kampionatet kryesorë kanë marrë më shumë këndore.
* Pasi shënoi 3 gola në 4 ndeshjet e para në Serinë A kundër Napolit, Lautaro Martinez ka realizuar vetëm 1 gol kundër napolitanëve në 8 ndeshjet e fundit.
* Hera e parë që Mateo Politano shënonte dopietë në Serinë A ishte pikërisht kundër Interit me fanellën e Sasuolos më 14 majin e vitit 2016. Me zikaltrit luajti 47 ndeshje duke dhënë 5 gola dhe 6 asiste.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"