Statistikat e Siti-Arsenal/ Halandit i duhet një gol për të shkruar historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2024 | 13:13

Statistikat e Siti-Arsenal/ Halandit i duhet një gol për të shkruar historinë

Arsenali nuk e ka parë veten në disavantazh në asnjë nga 11 ndeshjet e fundit të kampionatit në transfertë dhe mund të bëhet skuadra e parë që bën 12 ndeshje radhazi në Premier Ligë pa e parë veten në disavantazh. Edhe Aston Vila shijoi një ecuri prej 11 takimesh radhazi pa pushuar jashtë fushe në vitin 1998.haland– Erling Haland ka shënuar nëntë gola në katër ndeshje në Premier Ligë këtë sezon. Numri më i ulët i ndeshjeve që një lojtari i janë dashur për të arritur dopio shifra golash gjatë një sezoni në histori është gjashtë, regjistruar nga Mik Kuin në 1992-93 dhe vetë Haland në sezonin 2022-23.

– “Topçinjtë” do të kenë nevojë për Bukajo Sakën që të vazhdojë startin e tij fluturues të sezonit të dielën. Ai ka qenë i përfshirë në pesë nga gjashtë golat e Arsenalit në kampionat këtë sezon (një gol, katër asiste), duke shënuar një gol në të katërta ndeshjet e deritanishme. Vetëm golashënuesi më i mirë i historisë së klubit, Tieri Henri (në 2004-05) ka dhënë asist në pesë ndeshje radhazi në startin e një sezoni të Premier Ligës.

– Arteta do të ketë në dispozicion Deklan Rajsin pasi ai ishte i pezulluar në fitoren e javës së kaluar kundër Totenhemit, ndërsa Rahim Sterling mund të përfshihet kundër ish-klubit të tij, pasi ka ardhur në huazim nga Çelsi.

– Rahim Sterling (91), së bashku me Serxho Agueron (184), është një nga vetëm dy lojtarët me më shumë gola në Premier Ligë për Mançester Sitin sesa Erling Haland (72). Norvegjezi është ende në kërkim të golit të tij të 100-të për Sitin në të gjitha kompeticionet, pasi Interi e privoi nga festa e golit të tij të 100-të në ndeshjen hapëse të UEFA Champions League të mërkurën.

– Mançester Siti është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit të Premier Ligës në shtëpi kundër Arsenalit (shtatë fitore, dy barazime) që nga humbja 2-0 në janar 2015.

– Megjithatë, Arsenali fitoi katër pikë kundër Sitit në Premier Ligë sezonin e kaluar, dyfishi i shumës që kishte arritur nga 15 takimet e mëparshme me “Qytetarët” (dy barazime, 13 humbje).

– “Topçinjtë” e mbajtën portën e pastër në të dyja takimet e Premier Ligës me Mançester Sitin sezonin e kaluar, pasi kishin pësuar të paktën një herë në 16 takimet e fundit kundër “Qytetarëve” (40 gola në total).

– Arsenali ka fituar 99 nga 211 ndeshjet kundër Mançester Sitit në të gjitha kompeticionet (47 barazime, 65 humbje). Ata kanë arritur fitore me tre shifra vetëm ndaj Evertonit (111), ndërkohë që “Qytetarët” nuk kanë pësuar më shumë humbje ndaj një kundërshtari të vetëm në historinë e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"