Statistikat e Superiores/ Java e katërt prodhoi më shumë gola, dy skuadra nuk dinë si fitohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 22:02

Statistikat e Superiores/ Java e katërt prodhoi më shumë gola, dy skuadra nuk dinë si fitohet

Java e 4-t ka prodhuar më shumë gola sesa javët e tjera të kampionatit, plot 18 gola. Ndeshja me më shumë gola ishte ajo e Korçës, ku u shënuan 5 gola (2-3).

superiore

*Vetëm një skuadër nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës në 5 ndeshjet e kësaj jave, Laçi, që u mund 1-0 në Elbasan.

*Janë 4 skuadra që kryesojnë me pikë të barabarta, nga 7 secila. Elbasani mban kreun, falë golaverazhit më të mirë se Vllaznia, Partizani dhe Egnatia.

*Dopieta e vetme e javës i takon sulmuesit të Tiranës, Akileu Ndreca, i cili u fut si zëvendësues në Ballsh dhe realizoi 2 herë

. *Asnjë penallti dhe asnjë karton i kuq nuk është akorduar këtë javë nga gjyqtarët në 5 ndeshje.

*Tirana dhe Laçi janë dy skuadrat e vetme të Superiores që deri tani nuk kanë mundur të shijojnë fitoren e parë. Tirana ka 4 barazime radhazi, kurse kurbinasit 2 barazime dhe 2 humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"