Statistikat e Tiranës, bardheblutë kanë dy vite pa fituar në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 23:55

Statistikat e Tiranës, bardheblutë kanë dy vite pa fituar në Durrës

Tirana dhe Teuta janë dy skuadra që sezonet e fundit kanë luajtur së bashku goxha takime të luftuara dhe me surpriza. Në dy sezone, skuadrat janë përballur 12 herë. Katër herë në Kupën e Shqipërisë dhe tetë ndeshje në Superiore.

TIRANAAAA

Fitoren e fundit në kampionat e ka Teuta 1-2. Në Kupë, Tirana është kualifikuar me penallti, por pasi shënoi një gol në shtesë 6 marsin e shkuar. Në kampionat, fitorja e fundit e Tiranës shënohet në 1 nëntor 2023 ose një vit më parë, por në shtëpi.

Dy skuadrat, gjithmonë kanë luftuar me njëratjetrën. Fakt është që bardheblutë nuk fitojnë në Durrës prej 2 marsit 2022 me triumfin 0-2. Asokohe, drejtonte Orges Shehi dhe golat e ndeshjes i shënonte një farë Taulant Seferi.

NDESHJET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"