Statistikat fantastike të Mario Mitajt/ Askush si talenti shqiptar në elitën e futbollit rus
Mario Mitaj po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Jo vetëm protagonist me Kombëtare, djaloshi 20-vjeçar po zhvillon paraqitje fantastike edhe me klubin e Lokomotivës së Moskës në elitën e futbollit rus dhe këtë e faktojnë statistikat.
Mitaj është i pari në saktësinë e pasimeve me 91.72% saktësi, i pari në duelet ofensive me 10,9 për ndeshje si dhe i 3-ti në rikuperimin e topave me 11.09 për ndeshje mesatarisht.
Statistika të jashtëzakonshme, këto që jo vetëm shpërblejnë Lokomotivën që pagoi 3 milionë euro për shërbimet e shqiptarit te AEK, por edhe e bëjnë Mitajn një emër të nxehtë në merkato.
Këtë sezon Mitaj është aktivizuar 11 ndeshje me skuadrën e Lokomotivës, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ecurinë pozitive të skuadrës ruse. Vlen të theksohet fakti se në ndeshjet e fundit, shqiptari është pozicionuar në rolin e mesfushorit, duke u përshtatur mjaft mirë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"