Statistikat/ Juventusi kundër Parmës di vetëm si të… shënojë
* Juventusi nuk ka humbur ndaj Parmës në 13 nga 14 ndeshjet e fundit, duke arritur 10 fitore dhe 3 barazime. “Zonja” i ka fituar të katërta ndeshjet e fundit radhazi, ndërsa fitorja e fundit e Parmës daton më 11 prill 2015, ku Mauri ndëshkoi bardhezinjtë në Tardini.
* Parma është një nga skuadrat që Juventusi ka arritur gjithmonë t’i shënojë gol në ndeshjet që i ka luajtur në shtëpi, si dhe skuadra që është përballur më shumë nga ky grup. Në 26 ndeshje, Juventusi i ka shënuar 65 gola, me një mesatare prej 2.5 golash për ndeshje.
* Juventusi ka fituar ndaj Parmës në 7 ndeshjet e fundit të Serisë A që janë luajtur në fazën e parë të kampionatit.
* Juventusi ka barazuar 15 nga 29 ndeshjet që ka luajtur në kampionat për vitin kalendarik 2024 deri më tani. Ky është një rekord në kampionatet më të rëndësishme të Europës për momentin. Vetëm një herë bardhezinjtë kanë regjistruar më shumë barazime dhe janë në vitin e largët 1956 me 17.
* Juventusi ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit që ka luajtur në ditën e mërkurë duke shënuar 20 gola, me një mesatare 2.2 për ndeshje.
* Parma nuk ka fituar asnjë nga 18 ndeshjet e fundit në transfertë në Serinë A. Vetëm një herë e ka thyer këtë rekord negativ Parma në historinë e saj, prej 2007 deri më 2009, me 23 ndeshje pa fituar në transfertë.
* Dushan Vlahoviç ka marrë pjesë në 19 gola, në 21 ndeshjet kundër skuadrave të sapongjitura në Serinë A. Ai ka realizuar 16 gola dhe 3 asist.
* 6 golat e fundit të Parmës në Serinë A janë realizuar nga 6 lojtarë të ndryshëm. Almkvist, Haino, Denis Man, Hernani, Boni dhe Sharperntier.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"