Statistikat/ Juventusi nuk mposhtet nga Siti në 5 ndeshjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2024 | 10:06

Statistikat/ Juventusi nuk mposhtet nga Siti në 5 ndeshjet e fundit

Juventusi dhe Mançester Siti tashmë janë përballur gjashtë herë në kompeticionet evropiane. Pas humbjes në ndeshjen e parë kundër “Qytetarëve” 0-1 në Kupën UEFA në shtator 1976, italianët mbetën të pamposhtur në secilën nga pesë ndeshjet pasuese (tre fitore, dy barazime).

image (1)

– Seria pa fitore e Mançester Sitit kundër Juventusit (5 ndeshje radhazi) është më e gjata për “Qytetarët” pa mundur një klub në garat evropiane, e barabartë me atë kundër Barcelonës mes viteve 2014 dhe 2016. Megjithatë, kjo do të jetë hera e parë që Siti do të përballet me “Zonjën” me Pep Guardiolën si trajner.

– Juventusi ka humbur katër nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi (dy fitore) në Ligën e Kampioneve, duke përfshirë atë të fundit (0-1 kundër Shtutgartit në javën e tretë). Për Juventusin, ky është numri i njëjtë i humbjeve të pësuar në 40 ndeshjet e mëparshme në shtëpi, në një periudhë midis tetorit 2013 dhe dhjetorit 2021.

– Mançester Siti ka pësuar shtatë gola në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve, katër kundër Sportingut të Lisbonës, tre kundër Fejnordit, pasi e ruajti portën e paprekur në tre ndeshjet e para. Gjatë gjithë karrierës së tij si trajner në Ligën e Kampioneve, Pep Guardiola nuk e ka parë kurrë skuadrën e tij të pësojë të paktën dy gola për ndeshje në tre ndeshje radhazi.

– Juventusi ka barazuar dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve 2024-25 në tranfertë, kundër Lilës (1-1) dhe Aston Vilës (0-0). Hera e fundit që bardhezinjtë barazuan tre ndeshje radhazi ishte në sezonin 2012-13 nën drejtimin teknik të Antonio Kontes, kur morën tre barazime në tre ndeshjet e para të fazës së grupeve.

– Riko Ljuis është lojtari më i ri që ka luajtur çdo minutë për Sitin në këtë sezon të Champions-it: ai do të jetë 20 vjeç e 20 ditë kur të përballet me Juventusin. Duke marrë parasysh pesë ndeshjet e mëparshme, ai kryeson renditjen U-21 për rastet e krijuara (13) dhe asistet e pritshme (2).

– Fransisko Konseisao ka realizuar 18 driblime në katër ndeshjet e luajtura në këtë kompeticion; mesatarja e tij prej 5.2 driblimesh të kryera çdo 90 minuta është më e larta ndonjëherë për një lojtar të Juventusit në një edicion të vetëm të Champions-it, që nga 2003-04 (me të paktën 300 minuta të luajtura).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"