Statistikat/ Juvja e mësuar me fitoret, Torino do të thyejë mallkimin
* Ndeshja e sotme do të jetë derbi i 183-të i Torinos, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet që nga sezoni 1929-1930. Në vitet 2000, Torino ka fituar vetëm 1 nga 36 ndeshjet zyrtare kundër Juventusit duke humbur 27 sfida dhe barazuar 8 të tjera.
* Juventusi ka 21 ndeshje radhazi që nuk po humbet kundër Torinos (16F, 5B). Vetëm kundër Bolonjës, skuadra e drejtuar nga Tiago Mota ka një rekord më të madh. Fitorja e fundit e Torinos vjen më 26 prill 2015.
* Në 10 nga 13 derbet e fundit në kampionat, Juventusi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës pas minutës së 70. Në përgjithësi kanë qenë 12 gola që Juventusi i ka shënuar Torinos pas minutës së 70-të në 7 ndeshjet e fundit. Një rekord për skuadrat e Serisë A kundër një kundërshtari të vetëm.
* Juventusi nuk pëson gol në tre derbi radhazi në kampionat kundër Torinos. Nuk ka arritur më të mbajë portën e paprekur në 4 ndeshje radhazi që pas ecurisë pozitive midis 2002 dhe 2014.
* Kjo është hera e tretë në histori që Juventusi mbetet i pamposhtur në 18 ndeshjet e para të kampionatit. Kishte ndodhur më parë në sezonin 2011-2012 dhe 2018-2019.
* Torino e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit me 6 pikë më pak në raport me një sezon më herët (21 nga 27).
* Derbi i parë ka përfunduar me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Timoti Ueah dhe Kenan Jildiz. Lojtari i fundit që ka arritur të shënojë në dy derbi radhazi brenda një sezoni ka qenë Kristiano Ronaldo në sezonin 2018-2019.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"