Statistikat/ Mbetet i paprekur rekordi i Barçës së Guardiolës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2024 | 14:54

Statistikat/ Mbetet i paprekur rekordi i Barçës së Guardiolës

Real Madrid pati mundësinë në “San Mamés” për të vazhduar presionin ndaj Barçës, pas muajit të tyre të keq të nëntorit në La Liga, por ra në Atletik (2-1).barca“Galaktikët” humbën mundësinë për shkak të një paraqitjeje tjetër të dobët nga Kilë Mbape kur ai humbi një penallti. Kjo disfatë i mban ata të dytin në ligë me një ndeshje më pak, por katër pikë prapa Barçës. Nëse djemtë e Karlo Ançelotit do të arrinin fitoren kundër Atletik Bilbao, ata do të rrisnin serinë e tyre të ndeshjeve jashtë vendit pa humbur në garat e ligës në 22, e dyta më e mira në historinë e kompeticionit dhe e tejkaluar vetëm nga Barça e Guardiolës në 2010.

Barça e gjashtë kupave arriti praktikisht rekorde të pakrahasueshme, por kjo ishte në rrezik për shkak të serisë që kishte Madridi, i cili nuk kishte humbur jashtë shtëpisë që nga shtatori 2023 kundër Atletiko Madrid. Shifrat e Guardiolës ishin 23 ndeshje pa humbje jashtë, me gjithsej pesë barazime dhe 18 fitore që nga marsi 2010 me barazimin kundër Almerias (2-2) dhe që përfundoi më 30 prill 2011 kundër Real Sociedad në “Anoeta” (2-1).

Ajo disfatë e çuditshme ishte një “dhimbje”, pasi ishte vetëm tri ditë pas mposhti Real Madridit të Mourinjos në “Bernabéu” (0-2). Ançeloti më në fund ka serinë e dytë më të mirë në histori pa humbur jashtë shtëpisë në La Liga, e barabartë me atë të Luis Enrikes dhe Barçës së Valverdes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"