Statistikat/ Milani synon vazhdimësinë në Ligën e Kampioneve, sllovakët duan pikët e para
– Slovan Bratislava dhe Milani janë përballur me njëri-tjetrin në dy raste të mëparshme në Europë, të dyja duke përfunduar me fitore të kuqezinjve në kualifikueset për Champions-in e sezonit 1992-1993 (0-1 në shtëpi dhe 0-4 në transfertë – raundi i dytë kualifikues) .
– Kjo do të jetë ndeshja e parë e Slovan Bratislavës kundër një ekipi italian në një kompeticion kontinental që nga sezoni 2014-15, kur humbën në shtëpi (0-2) dhe jashtë (0-3) në fazën e grupeve të Ligës së Europës kundër Napolit.
– Ndeshja e fundit e “Djallit” në një turne të madh evropian kundër një ekipi sllovak (përjashtuar kualifikueset) daton në sezonin 1978-1979: pas dy ndeshjeve, italianëve iu desh të fitonin me penallti për të kapërcyer Lokomotivën e Kosiçes në turin e parë të Kupës UEFA-s. Kupa (1-1 ndeshja e fituar më pas 7-6 në penallti).
– Pas fitoreve kundër Klub Bryzhit dhe Realit të Madridit, ekipi i Paulo Fonsekës do të tentojë të fitojë tre ndeshje radhazi në turneun më madhor europian për herë të parë që nga shkurti i vitit 2023. Hera e fundit që kuqezinjtë e Milanos fituan tre ndeshje radhazi me më shumë se 2 gola ishte në prill 2005 (3), një sezon të cilin e mbyllën si finalistë në Champions.
– Slovan Bratislava ka humbur secilën nga shtatë ndeshjet e fundit në kompeticionet e mëdha evropiane, ndërsa vetëm një herë kanë pasur një seri më të gjatë humbjesh (nëntë ndeshje midis nëntorit 2011 dhe dhjetorit 2014).
– Falë fitoreve 3-1 kundër Klyb Bryzhit dhe Realit të Madrid në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, Milani ka shënuar po aq gola në këto dy ndeshje sa në 10 të mëparshmet së bashku (6). Herën e fundit që “Djalli” shënoi më shumë se 3 herë në tre ndeshje radhazi të Ligës Së Europës apo Ligës së Kampionëve ishte në shtator 1989 (3).
– Slovan Bratislava është një nga pesë skuadrat që ende nuk ka asnjë pikë në Ligën e Kampionëve të këtij sezonit (4 disfata), ndërsa kanë diferencën më të keqe me gola(-13) nga çdo ekip në 2024-25 (2 gola të shënuar, 15 të pësuar) .
– Vetëm 7.7 për qind të minutave të Milanit në këtë sezon të Champions janë shpërndarë mes lojtarëve italianë. E vetmja skuadër italiane që u ka dhënë një përqindje më të ulët minutash italianëve në një sezon ishte Interi në 2007-2008 (3.2%) dhe 2009-2010 (7.5%).
– Tizhani Reijnders është golashënuesi më i mirë i Milanit në këtë sezon të Champions-it (3 gola). Duke përjashtuar penalltitë, lojtari i fundit që shënoi më shumë në një turne të vetëm për kuqezinjtë ishte Zlatan Ibrahimoviç në 2010-11 (4), ndërsa mesfushori i fundit që e bëri këtë ishte Kaka në 2006-2007 (7).
– Rafael Leao ka kompletuar më shumë driblime se çdo lojtar tjetër në Champions gjatë këtij sezoni (20). 20 driblimet e tij janë më të shumtat nga një lojtar portugez në katër paraqitjet e tij të para në një sezon të vetëm që nga koha kur diçka të tillë e bënte Kristiano Ronaldo në 2006-07 (22 kur luante për Mançester Junajtidin).
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"