Statistikat/ Pas PSG, Liverpuli ka shortin më të vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 10:15

Statistikat/ Pas PSG, Liverpuli ka shortin më të vështirë

Liverpuli përballet me një nga shortet më të vështira të Ligës së Kampioneve këtë sezon, sipas superkompjuterit të Opta, me djemtë e Arne Slotit që do të luajnë në Milano dhe Lajpcig përpara se të mirëpresin Realin e Madridit në “Anfield”.

fsh

Statistikat kanë përpunuar numrat dhe kanë ndjekur algoritmet përpara formatit të ri të këtij viti dhe kanë bërë një analizë gjithëpërfshirëse të ndeshjeve të secilës skuadër. Futbolli i këtij sezoni do të ketë një shije paksa të ndryshme nga vitet e mëparshme, me formatin tradicional të fazës së grupeve të ndryshuar në favor të një lige prej 36 skuadrash. Secila skuadër do të luajë tetë ndeshje kundër tetë skuadrave të ndryshme, gjysmat në shtëpi dhe gjysmat jashtë, për të përcaktuar pozicionin e tyre në tabelë. Megjithatë, ndryshimet nuk mbarojnë me kaq. Ky sezon do të prezantojë një fazë të re “play-off”, me skuadrat që përfundojnë në vendin e nëntë deri në të 16-ën në tabelë që do të luftojnë për një vend në 16-shen e fundit së bashku me tetë klubet më të mira. Shumë varet, natyrisht, nga shorti i fazës së ligës.

PSG gjykohet të ketë ndeshjet më të vështira, me skuadrën franceze që po përgatitet për ndeshjet jashtë fushe kundër Arsenalit dhe Barcelonës, si edhe ndeshjet në shtëpi kundër Atletikos së Madridit dhe fituesit të Premier Ligës, Mançester Sitit. Liverpuli përballet me shortin e dytë më të vështirë në letër. Ndërsa Bajernit të Mynihut, Borusias së Dortmund dhe Barcelonës u janë dhuruar gjithashtu disa nga grupet më të thjeshta të ndeshjeve dhe presin që të kalojnë në 16-shen e fundit.

Për sa i përket skuadrave të mbetura angleze, Arsenali ka disa ndeshje delikate përpara, me transfertën në Atalanta dhe Milano kundër Interit, që vijnë nga të dyja anët dhe një ndeshje të vështirë kundër PSG-së në “Emirates”. Por as rivalët e tyre për titullin e Premier Ligës, Mançester Siti nuk e ka shumë më të lehtë se “Topçinjtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"