Statistikat/ Teo dhe Leao duan rekorde, Milani është makth për Parmën
– Vetëm Roma (34) ka arritur më shumë fitore se Milani (29) kundër Parmës në historinë e Serisë A, me 14 barazime dhe 12 fitore verdheblu që plotësojnë bilancin e 55 takimeve. Megjithatë, pas 2-1 të fazës së parë, ekipi i Fabio Pekias mund të fitojë dy ndeshje radhazi në kampionat kundër “Djallit” për herë të parë që nga sezonit 2013/14 (3-2 në ndeshjen e parë dhe 4-2 në kthim në atë rast, me Roberto Donadonin në pankinë).
– Kuqezinjtë kanë humbur vetëm një nga 20 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Parmës në Serie A, duke mbledhur 15 fitore dhe katër barazime në këtë hark kohor. Në përgjithësi, midis skuadrave që janë përballur të paktën 20 herë në shtëpi në epokën e tri pikëve për fitore, vetëm kundër Kaljarit (79%) “Djalli” mburret me një përqindje më të lartë të fitoreve në shtëpi sesa kundër verdhebluve (70% – 16/23).
– Pas humbjes kundër Juventusit, Milani mund të humbasë dy ndeshje radhazi në Serie A për herë të parë që nga periudha midis janarit dhe shkurtit 2023 (tre në atë rast, kundër Lacios, Sasuolos dhe Interit).
– “Djalli” ka barazuar katër nga pesë ndeshjet e fundit në “San Siro” në Serie A (1F), duke përfshirë që të treja të fundit. Në epokën e tre pikëve për fitore, vetëm një herë kuqezinjtë kanë arritur katër barazime radhazi në shtëpi në Serinë A ( ndërmjet tetorit 1994 dhe janar 1995, duke përfshirë edhe një ndeshje kundër Parmës).
– Pas një serie prej tre humbjesh radhazi, Parma ka humbur vetëm një nga katër ndeshjet e fundit të luajtura në Serie A (1F, 2B), duke fituar të njëjtin numër pikësh si Milani në këtë periudhë (pesë), por me një diferencë më të mirë golash (0 verdheblutë, – 1 Milani).
– Milan (50) dhe Parma (42) janë të dyja skuadrat që kryejnë sulmet më vertikale në këtë Serie A (veprimet e nisura në gjysmën e tyre të fushës, me të paktën 50% lëvizje përpara dhe të përfunduara me një gjuajtje ose një prekje në zonën e kundërshtarit:. Të dyja këto skuadra kanë goditur më shumë pas një kundërsulmi në turne (27 verdheblutë, 26 kuqezinjtë).
– Vetëm Interi (7) ka më shumë lojtarë me të paktën tre gola të shënuar se Milani dhe Parma në këtë Serie A: të dy ekipet në kuotën pesë (njësoj me Atalantën dhe Napolin).
– Vetëm kundër Venecias (katër) Teo Hernandez ka shënuar më shumë gola se kundër Parmës (tre, si kundër Torinos) në Serie A. Duke kryer një pasim fitues, lojtari i Milanit mund të bëhet mbrojtësi i parë me të paktën tre gola të shënuar dhe tri asistime në secilin nga gjashtë sezonet e fundit në pesë kampionatet më të mira europiane.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"