Stemë naziste në fanellën e Gjermanisë për Europianin? Federata ndalon shitjet dhe ndërron numrin 4

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 20:41

Stemë naziste në fanellën e Gjermanisë për Europianin? Federata ndalon shitjet dhe ndërron numrin 4

Federata Gjermane e Futbollit ka ndaluar shitjen e fanellave të personalizuara me numër të saj për modelin me të cilin përfaqësuesja e këtij vendi do të luajë në Eurooianin që organizon këtë verë, Shkak është bërë numri 4, ose më saktësisht 44, të cilin shumëkush po e interpreton si simbolin nazist të brigadave famëkeqe nën urdhrat e Hitlerit.

dsffdfdsdsffsdfsdsfd

Xhonatan Tah luajti në ndeshjet e marsit me fanellën me numrin 4, i cili kishte një formë të veçantë dhe pakkush i kushtoi fillimisht rëndësi. Por më pas në internet nisi krahasimi i fanellës me numrin 44 që mund të porositej lehtësisht në faqen e Federatës apo te Adidas, me simbolet e SS, emblemës që mbanin brigadat naziste në periudhën më famëkeqe të historisë së Gjermanisë.

sdffsdfdssfdfsdsfdfsd

Federata Gjermane vendosi menjëherë të bllokonte shitjen e fanellave të personalizuara me numër, ndërsa i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë që kishte prodhuar modelin e numrave, që të dizajnonte të rinj, në mënyrë që të mos kishte më keqkuptime në të ardhmen.

asddsadsasadasddasadsads

Ajo bëri të ditur se UEFA nuk kishet pasur asnjë lloj objeksion ndaj modelit të numrave që vendoseshin në fanella, por me shpërthimin e këtij skandali, ishte e qartë se diçka duhej ndryshuar. Ajo anuloi njëkohësisht edhe të gjitha porositë që kishte marrë më përpara për fanellat me numrin 44.

sdsasdadsasdasadadsads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"