Stërvitja e Interit/ Inzagi me grup “të cunguar”, Asllani dhe Zielinski të parët që rikthehen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 15:30

Stërvitja e Interit/ Inzagi me grup “të cunguar”, Asllani dhe Zielinski të parët që rikthehen

Interi ka nisur punën prej disa ditësh për sezonin e ri, por trajneri Inzagi e ka skuadrën “e cunguar” dhe nuk mundet kurrsesi që të krijojë idetë për formacionin që do të zbresë titullar në fillimin e sezonit.asllaniShumë pak lojtarë janë në dispozicion nisur edhe nga fakti që zikaltrit ishin një prej skuadrave që furnizuan më shumë kombëtare në Europian dhe Kupën e Amerikës. Në “Appiano” për momentin janë duke punuar Di Xhenaro, Radu, Karlos Augusto, Bisek, Mkitarian, Fontanarosa, Agume, Korrea, Satriano, Salcedo, Vanhojsden, Jozef Martinez, Taremi dhe Potaloviç.

Është gjithashtu edhe Açerbi, por ai po punon veçmas për shkak të dëmtimit. Klubi ka një kalendar të qartë për rikthimet dhe është duke i pritur lojtarët. Asllani dhe Zielinski janë të parët që do t’i bashkohen skuadrës sepse u eliminuan në fazën e grupeve të Europianit. Të enjten, mesfushori polak dhe ai kuqezi do të jenë nën urdhrat e trajnerit. Ndërkohë që në 24 priten italianët Bastoni, Darmian, Dimarko, Barela dhe Fratezi.

Dy ditë më vonë është momenti për Arnautoviçin, ndërsa në 30 Zomer dhe më 31 do të vijë Çalhanoglu. Më 3 gusht do të jetë radha e Turam, Pavar, De Vraj dhe Dumfris dhe në fund 2 amerikano-jugorët. Interi do të zhvillojë disa miqësore duke nisur me Las Palmasin dhe Pizën. Më vonë janë programuar sfidat me Al Itihadin, Çelsin dhe më 17 gusht vjen debutimi më 18:30 kundër Xhenoas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"