Stërvitja te Tirana, një minifazë përgatitore për të besuarit e Bledi Shkëmbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2024 | 17:40

Stërvitja te Tirana, një minifazë përgatitore për të besuarit e Bledi Shkëmbit

Tirana ka nisur prej dy ditëve përgatitjet pas pushimit të gjatë. Dje është punuar forcë dhe ekipi do të kalojë një minifazë përgatitore. Pas sfidës me Teutën, duhet sheshuar problemi i dëmtimeve.

tirana

Trajneri shpreson që të riparojë si nga ana teknike, por edhe në drejtim të dëmtimeve gjatë pauzës së kombëtares. Zharmuni është pikëpyetja e madhe për Dinamon. Soler duhet të jetë gati 100 përqind në takimin e dytë derbi.

Përgjoni tashmë dihet, ashtu si Jaku që ka vuajtur dëmtimet dhe tani është në stol. Mbetet për t’u parë nëse trajneri do ta ketë situatën pozitive pas ndeshjeve të kombëtares. Kujtojmë që Tirana është e shtata në renditje. Qëllimi i saj këtë sezon është të arrijë ose “Final 4” ose të fitojë Kupën e Shqipërisë. Një arritje që do të thoshte shumë për bardheblutë këtë verë janë ndërtuar nga e para.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"