Stërvitje në pritje të federimit, Olmo dhe Vitor kanë 24 orë kohë
Ndërsa presidenti Joan Laporta po merret me çështjen e federimit të mesfushorit Dani Olmo dhe të sulmuesit Pau Vitor, të dy lojtarët janë stërvitur rregullisht me ekipin në seancën e parë stërvitore pas pushimeve të Krishtlindjes.
Barça është kthyer dje në stërvitje pas një jave pushim dhe Dani Olmo ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar nga tifozët blaugrana. Ai ka shpërndarë autografe për tifozët në pritje të zhvillimeve procedurale për federimin e tij.
Katalanasit kanë kohë deri në mesnatën e 31 dhjetorit për të dokumentuar në La Liga rreth 60 milionë euro fitime, në mënyrë që të regjistrojnë dy lojtarët. Përndryshe do të jenë të detyruar t’i lejojnë të laroghen me parametër zero pa mundur t’i regjistrojnë më gjatë këtij sezoni.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"