Stuhi dhe rebeshe, si parashikohet moti për javën! Ja sa do të jenë temperaturat maksimale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 8:22

Stuhi dhe rebeshe, si parashikohet moti për javën! Ja sa do të jenë temperaturat maksimale

Ditën e Hënë, të Martë dhe të Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.shi-780x439-433x300Sipas SHMU, pas mesjavës parashikohet ndryshim tërësisht i situatës meteorologjike, kjo për shkak të largimit gradual të qarkullimit anticiklonar për ti lënë vend  ndikimit të një qendre të thellë presioni të ulët me origjinë veriperëndimore e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin.

Rrjedhimisht, për ditën e Ejnjte dhe të Premte aktiviteti i këtyre masave ajrore të lagështa do të bëjë që moti të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpasherëshme dhe të vazhdueshme në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat urbane mund të shfaqen problematike.

Era intensifikohet e fortë, në formën  e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18m/s, në kuadratin e jugut.

Vlen të theksohet prezenca e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.461418553_18139600054357388_4181576349978522893_n1PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"