Suhareka i tregon forcën Prishtinës, Malisheva dhe Drita ndahen në paqe. Renditja e Superligës së Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 18:48

Suhareka i tregon forcën Prishtinës, Malisheva dhe Drita ndahen në paqe. Renditja e Superligës së Kosovës

Sot janë luajtur dy ndeshje të vlefshme për javën e 10-të të Superligës në Kosovë. Malisheva dhe Drita barazuan pa gola, teksa Suhareka mposhti me rezultatin 2-1 Prishtinën në shtëpi.

suhareka

Me tri pikët e fituara, Suhareka pozicionohet në vendin e katërt me dy pikë më pak se Ballkani kryesues. Ndërkohë kanë dhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Një pozitë më poshtë ndodhet Drita, që ndërkohë është tre pikë larg po me dy ndeshje më shumë për të luajtur. Prishtina ndërkohë ndodhet në të njëjtën pozitë si Drita.

Aktualisht Malisheva dhe Ballkani kryesojnë me pikë të barabarta. Rivalitet mjaft i madh për kreun e tabelës në Superligën e Kosovës.

koso

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"