“Sukses vetëm fitimi i kampionatit”, Gugash Magani si trajner i Tiranës: E vlerësojmë Bylisin si derbi, kam dy lajme…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2024 | 16:36

“Sukses vetëm fitimi i kampionatit”, Gugash Magani si trajner i Tiranës: E vlerësojmë Bylisin si derbi, kam dy lajme…

Trajneri Gugash Magani ka folur për mediat në prag të ndeshjes që Tirana do të luajë kundër Bylisit. Kujtojmë se bardheblutë presin ballshiotët në “Niko Dovana” nesër, prej orës 17:00.

gus

Gugash Magani deklaroi para sfidës së parë, që pas rikthimit te Tirana:

“Drejtoj për herë të dytë Tiranën, për mua vlerësim dhe përgjegjësi shumë e madhe, nuk mund të them moment delikat por i pazakontë i Tiranës. Është mësuar dhe ka objektiva madhorë. Quhet sukses vetëm fitimi i kampionatit, ka pasur rast dhe kupa në kohët më të lavdishme nuk quhej objektiv shumë i suksesshëm. Do dalim nga kjo situatë e pazakontë. Mos kthejmë kokoën prapa, të analizojmë çfarë ka shkuar, shikojmë përpara sepse ka ndeshje dhe sa ka filluar faza e dytë.

Është një grup me çuna të rinj që kanë shumë dëshirë të luajnë futboll. Ajo që kemi objektiv është të motivojmë lojtarët, ka rëndësi t’i mësojmë çfarë fanelle mbajnë në shtëpi. Është vlerësim dhe përgjegjësi. Shumë e rëndësishme të vrasim frikën, mendoj situata kalohet lehtë atëherë.

Bylisi e ka filluar keq kampionatin, bënë ndryshime në pankinë. Këto 3-4 javë ka pasur rezultate shumë të mira me lojë të mirë, dora e kolegut Dedes. Ne e vlerësojmë si derbi sepse çdo ndeshje vlen tri pikë, aq më shumë në këto pozita që jemi që na duhet fitorja.

Trajneri dhe stafi është te skuadra për të vrarë frikën, presionin ta mbajmë ne, lojtarët të mos kenë presion, të argëtohen, futbolli është art. Pastaj ia lëmë fatin dhe lojës, po fati është gjithmonë me më të fortin. Lajm i mirë që na kthehet kapiteni Përgjoni nga dëmtimi, është i gatshëm për lojë. Lajm i keq që Prengaj do mungojë 2-3 javë, apo një muaj, e përcakton stafi. Të gjithë lojtarët janë në pozita komode apo optimale për të dhënë kontributin për skuadrën”, u shpreh Magani.

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"