Sulmet raciste, talenti Jamal: Nuk ia vlen të merresh me të çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2024 | 23:06

Sulmet raciste, talenti Jamal: Nuk ia vlen të merresh me të çmendur

Lamin Jamal, fituesi i ri i “Trofeut Kopa” për lojtarin më të mirë të ri në botë, foli edhe për fyerjet raciste që ai mori në “Santiago Bernabéu”, të shtunën e kaluar gjatë ndeshjes që Barcelona fitoi 0-4 kundër Realit. Sulmuesi 17-vjeçar, autor i golit të tretë të Barcelonës u sulmua verbalisht nga disa tifozë të Realit, teksa ai po festonte me shokët e ekipit.

jamal

“Në festimin 0-3 ata (tifozë) ju thanë gjithçka dhe ju u sollët sikur nuk kishte ndodhur asgjë”, i kujtoi Miguel Angel Toribio i “Radio MARCA” yllit 17-vjeçar të Barçës. Por Jamal ka dashur në një farë mënyre t’i japë fund polemikave, duke ia lënë vendimet organeve kompetente. “Në fund, ai që është në fushë jam unë dhe ai që po feston golin jam edhe unë…

Që tifozët nga jashtë ju thonë budallallëqe nuk ka pse të ketë rëndësi. Natyrisht që nuk është pozitive që ndodhin gjëra të tilla, por ne si futbollistë duhet të mendojmë për fushën”, shpjegoi Jamal. Ndërkaq, duke folur për “Movistar+”, Jamal e shprehur hapur se “Topi i Artë” është një nga objektivat e tij në të ardhmen. “Sigurisht që dua ta fitoj Topin e Artë, madje sa më shpejt të jetë e mundur. Për momentin ka rëndësi të argëtohem duke luajtur, sepse duke bërë kështu, gjërat shkojnë vetë për mirë”, shtoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"