Sulmues nga Bregu i Fildishtë, Laçi zyrtarizon afrimin e fundit të merkatos së verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2024 | 20:33

Sulmues nga Bregu i Fildishtë, Laçi zyrtarizon afrimin e fundit të merkatos së verës

Klubi i Laçit ka bërë të ditur se ka përforcuar radhët e sulmit në ditët e fundit të merkatos me një sulmues nga Bregu i Fildishtë, duke shtuar opsionet në dispozicion të trajnerit Cungu.

kofi

Kurbinasit kanë bërë të ditur se pjesë e tyre tashmë është edhe 18-vjeçari Kouame Nikolas Kofi, i cili është federuar dhe do të jetë pjesë e ekipit në vijimin e sezonit.

Vetëm një gol i shënuar dhe 0 fitore në tre javë kanë bërë që Laçi të shohë me prioritet përforcimet në repartin e avancuar, duke shtuar kësisoj alternativat për trajnerin Cungu, edhe pse ky i fundit në fakt priste nga merkato futbollistë me eksperiencë, jo lojtarë të perspektivës siç është në fakt adoleshenti nga Bregu i Fildishtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"