Sulmuesi argjentinas sjell lajme të mira nga infermieria, zgjidhja e re e Tiago Motës për Juventusin
Pas dëmtimit të rëndë të Huan Kabal, te Juventusi po bien këmbanat e alarmit. Megjithatë, nga infermieria ka edhe lajme të mira. Jo për mbrojtjen, por për repartin ofensiv. Pas më shumë se një muaji ndalesë që e bëri të humbte 8 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, Niko Gonzalez është gati të rikthehet në fushë dhe të ndihmojë skuadrën me talentin e tij.
Në rast se nuk ka më surpriza, Gonzalez do të kthehet mes lojtarëve të grumbulluar për supersfidën ndaj Milanit. Një rikthim shumë i rëndësishëm për Tiago Motën. Jo vetëm për rotacionin që mund të bëjë në krahët e sulmit, por për të studiuar edhe mundësi të reja në qendër të sulmit.
Nga pikëpamja taktike, në pritje të rikthimit të Milikut, ose të një ndërhyrjeje në merkaton e janarit, Niko Gonzalez mund të përdoret si lojtari zëvendësues i Dushan Vlahoviçin. Një numër 9 më pak fizik se Dushani, por më teknik në lojën me shokët e skuadrës sidomos në tokë, por që ka një armë plus edhe goditjet me kokë, për t’u parë sigurisht edhe në lojën në ajër.
Karakteristika këto që me Jildiz, Ueah e Konseisao që mund të alternohen në krah, i japin mundësinë Motës të lejë pushim Dushan Vlahoviçin. Me Gonzalezin, Mota mund t’i japë skuadrës më shumë befasi, më shumë teknikë dhe një qarkullim edhe më të mirë të topit në fazën ofensive. Niko Gonzalez është një alternativë që Mota mund ta përdorë për të befasuar, por edhe për të sjellë rotacion te Juvja.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"