Sulmuesi i Kastriotit, Arapi: Kupa u arkivua, radhën e kanë verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 11:10

Sulmuesi i Kastriotit, Arapi: Kupa u arkivua, radhën e kanë verilindorët

Kastrioti u kualifikua për në turnin e dytë të Kupës, pasi eliminoi Butrintin me shifrat 3-1. Tani krutanët janë të fokusuar te ndeshja e radhës në Kukës. Zasiar Arapi, një futbollist i formuar në Gjermani me ekipe si, Kiker Ofenbah, prej tri sezonesh luan në repartin e sulmit për Kastriotin.

zasjar arapi, kastrioti

Për “Panorama Sport”, Arapi tha: “U kualifikuam pa shumë vështirësi në Kupë, por e gjithë vëmendja është përqendruar te Kukësi. Do të jetë një ndeshje e fortë, ku duhet të japim shpirtin në fushë për të marrë një rezultat pozitiv. Kemi respekt për kuksianët, por më shumë vlerësojmë fanellën që mbajmë veshur. Objektivi ynë është Superiorja”.

Arapi vlerëson grupin dhe punën e bërë nga ish-trajneri Bubeqi. “Shpresoj që lojtarët e ardhur këtë sezon ta ndihmojnë ekipin për të realizuar objektivin. Trajneri Nica po punon fort dhe ne po praktikojmë në fushë idetë e tij. Së bashku do të ecim lart. Në çdo takim do të hyjmë për pikët maksimale”, e mbylli Arapi.

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"