Sulmuesi i Partizanit, i vetmi që di si shënohet në derbi
Vetëm një futbollist i Partizanit di sesi shënohet në derbi dhe ai është Albers Keko. Sulmuesi nga Divjaka ka treguar se di të jetë vendimtar në ndeshje të mëdha dhe këtë e bënte në sezonin e shkuar më 3 dhjetor 2023 në një betejë që mbyllej me shifrat 1-1.
Sulmuesi barazonte golin e shënuar më parë nga Liridon Latifi. I riu në këtë sezon ka nisur të fitojë më shumë minuta dhe të bëhet më i rëndësishëm, veçanërisht pas largimeve të rëndësishme të Mba dhe Carës, por pritet që derbin ta nisë nga stoli.
Ajo që bie në sy, është fakti se Bintsuka nuk ka arritur t’i shënojë Tiranës, teksa mbahet mend për rastet e shumta të humbura. Nuk ka shënuar në derbi, por Zeka e ka ndëshkuar Tiranën në të shkuarën.
Kosovari i ka shënuar ekipit bardheblu në kohën kur luante me Erzenin. Pjesa tjetër e ekipit të kuq nuk e “dinë” sesi i shënohet Tiranës, por kanë shansin e madh ta “mësojnë” këtë të diel në 13:30 në stadiumin “Arena e Demave”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"