Sulmuesi i Realit të Madridit, Rodrigo: E mbaj Brazilin në shpatullat e mia kundër Argjentinës
Sulmuesi i Realit të Madridit, Rodrigo Goesh, tha se është i gatshëm të marrë më shumë përgjegjësi brenda ekipit kombëtar të Brazilit, përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Argjentinës.
22-vjeçari mund të jetë pika referuese e sulmit të Brazilit në mungesë të shokëve të skuadrës të lënduar, Nejmar dhe Vinicius Zhunior. Nejmar iu nënshtrua një operacioni në gjurin e tij të majtë më herët në nëntor, ndërsa Vinicius pësoi një dëmtim muskulor në humbjen 2-1 të Brazilit ndaj Kolumbisë më 16 nëntor dhe mund të mungojë deri në tre muaj. “Është e natyrshme që përgjegjësia mbi mua të rritet. Ne ishim pa Nejmarin dhe tani edhe Vinicius është jashtë.
Kjo do të thotë se njerëzit do të presin më shumë nga unë, dhe unë shpresoj t’ua kthej besimin. Po punoj aq sa mundem dhe do të jap maksimumin. Jam gati të marr mbi shpatulla Brazilin në këtë ndehsje të madhe kundër Argjentinës”, tha sulmuesi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"