Sulmuesi kthehet nga dëmtimi, Vllaznia ka një “armë plus” kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 18:05

Sulmuesi kthehet nga dëmtimi, Vllaznia ka një “armë plus” kundër Laçit

Vllaznia ka nisur dje përgatitjet për ndeshjen e fundjavës kundër Laçit. Shkodranët, pas dy ditësh pushime, kanë dalë në fushën stërvitore. Ekipi i drejtuar nga Brdariç ka marrë ngarkesën e plotë stërvitore në mënyrë që të jenë në formën optimale kundër kurbinasve në kuadër të javës së 9-të.

Gruda

Grupi i futbollistëve në radhët e shkodranëve ka qenë i gjithë thuajse i plotë. Ku me skuadrën tashmë po stërvitet rregullisht edhe Ildi Gruda, i cili mund të jetë një armë plus për trajnerin gjerman në ndeshjen kundër Laçit. Megjithatë dy futbollistë kanë munguar në seancën e djeshme stërvitore.

Fjala është për dyshen sulmuese Dodaj dhe Matouti. Me të parin, i cili ka qenë i angazhuar me kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Sulmuesi nga Gaboni po vuan një dëmtim në shpatull. Ndalesë që do e mbajë jashtë fushave të lojës të paktën deri në fundin e muajit nëntor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"