Sulmuesi operohet në gju, zbulohet kur rikthehet te Juventus
Kalvari i dëmtimit të Arkadiuzh Milik po vazhdon. Sulmuesi i Juventusit, i cili nuk ka qenë kurrë i disponueshëm për Tiago Motën këtë vit, po rikuperohej nga dëmtimit në gju, i pësuar në qershor me ekipin kombëtar. Kohët e fundit po përflitej se ai do të kthehej pas ndeshjeve të kombëtareve, por nuk rezulton më kështu.
Siç sqarohet në deklaratën e klubit të Juventusit, ish-lojtari i Napolit iu nënshtrua sërish një operacioni dhe nuk do të jetë i gatshëm për Tiago Motën të paktën deri në muajin janar.
ALTERNATIVA- Kështu, Thiago Motta e gjen veten vetëm me Dushan Vlahoviçin sulmues qendre, duke marrë parasysh se Ueah, Niko Gonzalez, Jildiz dhe Konseisao japin më shumë kur luajnë në krah. Edhe pse ata mund të përshtaten në qendër, asnjë prej tyre nuk i ka karakteristikat e një qendërsulmuesi të vërtetë si Arek Milik. Kjo gjë bën që Mota t’i japë më shumë ngarkesë Vlahoviçit gjatë kësaj periudhe, ose të bëjë rrotacion në sulm, por duke ndryshuar sistemin ofensiv. Nuk përjashtohet gjithashtu edhe një ndërhyrje e Xhuntolit në merkaton e janarit, ku alternativat për momentin janë të pakta.
MERKATO- Por kush janë emrat e mundshëm që mund të afrohen në merkaton e janarit? Në fletoren e drejtuesve të Juventusit është sigurisht ai i Xhonatan Dejvid, kanadezi i Lile, të silit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund t’u “rrëmbehet” francezëve për një shumë prej rreth 15 milionë euro. Ideja tjetër është ajo që të çon te Feran Tores, por ky i fundit më shumë është një utopi sesa diçka konkrete.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"