Superiorja uli siparin e javës së 8-të, njihuni me statistikat që u prodhuan
Panorama Sport iu sjell disa statistika interesante nga java e 8 në Superiore.
*Edhe kjo javë nuk prodhoi një numër të lartë golash. Vetëm 9 gola u shënuan në 5 ndeshje. Sfida me numrin më të lartë të golave ishte ajo e Durrës, ku rrjeta u tund 4 herë.
*Pjesa më e madhe e golave janë shënuar në pjesën e dytë, vetëm 3 u realizuan në pjesën e parë, Mandela i Dinamos, Kruja i Teutës dhe Ismajli i Tiranës.
*Katër skuadra nuk ia dolën ta gjenin rrugën e rrjetës këtë javë dhe konkretisht Bylis, Skënderbeu, Elbasani dhe Vllaznia.
*Dy penallti u akorduan nga gjyqtarët në ndeshjet e kësaj jave dhe të dyja në sfidën Teuta-Tirana, në favor të durrsakëve. Një prej tyre (Torraj) iu kthye në gol, tjetra u prit nga Selmani, por në tentativën e dytë Nasr shënoi.
*Dy kartonë të kuq pati kjo javë dhe të dy në ndeshjes mes Skënderbeut dhe Egnatias, ku u skuqën mbrojtësit Vaskez i korçarëve dhe Malota i rrogozhinasve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"