Superkompjuteri i OPTA bën parashikimin për Shqipëri-Çeki, tifozët kuqezi mund të bëhen gati për festë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2024 | 22:32

Superkompjuteri i OPTA bën parashikimin për Shqipëri-Çeki, tifozët kuqezi mund të bëhen gati për festë

Shqipëria përballet këtë fundjave me Çekinë në një ndeshje vendimtare për Ligën e Kombeve. Rezultati i kësaj sfide do të përcaktojë rrugëtimin e kuqezinjve për ndeshjen e fundit, nëse do të jenë në garë për dy vendet e para në grup dhe ngjitjen në Ligën A, apo të dytat që janë ato që do të diskutojnë rënien në Ligën C.

asdasdsadsadsadsadasd

Ashtu si zakonisht, superkompjuteri i kompanisë së famshme të statistikave sportive OPTA, ka bërë parashikimet për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe mes tyre, edhe ata të Shqipërisë. Ndryshe nga ndeshjet e tetorit, panorama që shfaq simulimi 10 mijë herë i ndeshjes në bazë të të dhënave statistikore të skuadrave dhe pjesëtarëve të tyre, sheh kuqezinjtë si favoritë.

asllani

Superkompjuteri i OPTA jep 43% mundësi që ndeshja e të shtunës në Arenën Kombëtare të mbyllet me suksesin e Shqipërisë përballë çekëve, që janë aktualisht kryesuesit e grupit. Mundësia për një barazim është 26,7%, ndërsa fitorja e Çekisë ka 30,3% sipas përllogaritjeve statistikore.

dfgdfgdfgfdgfdgdfgdfgdfg (1)

Në muajin shtator, në të dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, Shqipëria nuk cilësohej si favorite për të fituar nga OPTA, parashikim i cili rezultoi i saktë për ndeshjen në Pragë, por jo për atë në Tbilisi.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"