Superkupa e Shqipërisë/ Të enjten kundër Kukësit, Egnatia niset favorite
Për Egnatian viti 2024 nuk është mbyllur ende, pasi më 26 dhjetor, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të diskutojë trofeun e Superkupës së Shqipërisë kundër Kukësit. Rrogozhinasit janë favoritë për ndeshjen e së enjtes, duke ditur që Kukësi ka humbur shkëlqimin e viteve të fundit dhe aktualisht merr pjesë në Kategorinë e Parë.
Për skuadrën e trajnerit Tetova është një mundësi shumë e mirë për të shtuar një tjetër trofe në palmaresin e saj, pas Kupës së Shqipërisë dhe titullit kampion sezonin e shkuar. Egnatia është kampione në fuqi e Shqipërisë dhe fituese i Kupës, kështu që Superkupën e diskuton me Kukësin si finalist të kompeticionit të dytë.
Këto dy skuadra janë përballur 23 herë mes tyre dhe Egnatia numëron 11 fitore, Kukësi 10, ndërsa 2 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Golavarazhi i këtyre ndeshjeve është 25-24 në favor të rrogozhinasve. Kukësi e ka fituar Superkupën e Shqipërisë në vitin 2016, kurse Egnatia nuk e ka fituar asnjëherë më parë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"