Superliga e Kosovës/ Vjen humbja e parë për Suharekën e Duros, tre skuadra bëhen bashkë në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 19:51

Superliga e Kosovës/ Vjen humbja e parë për Suharekën e Duros, tre skuadra bëhen bashkë në krye

Java e shtatë e Superligës së Kosovës ka nisur sot me një ndeshje mes Llapit dhe Suharekës, skuadra të cilat janë mes rivalëve për titullin kampion në këtë edicion.

llapi

Llapi regjistroi fitoren e tretë radhazi, duke mundur me 3 gola ekipin e drejtuar nga Shpëtim Duro, i cili pësoi kësisoj humbjen e parë të këtij edicioni që e ka nisur përtej çdo pritshmërie.

Baftiu në pjesën e parë dhe Januzi me Ramadann në të dytën siguruan një fitore të rëndësishme për Llapin që i bashkohet në kuotën e 13 pikëve në kryesim pikërisht Suharekës dhe Malishevës. Por duhet theksuar se Llapi ka zhvilluar një ndeshje më shumë se dy skuadra me të cilat ndan kreun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"