Supersfida mes dy vendeve të para, Çabi Alonso largon presionin nga të tijtë: Bajerni favorit
Çabi Alonso do të përballet me të shkuarën në Mynih mbrëmjen e sotme, aty ku ekipi i Leverkusenit do të takohet me kampionët e Bajernit.
Edhe pse më parë ish-mesfushori spanjoll ka djersitur fanellën e bavarezëve, tashëm do t’i sfidojë rekordmenët në një tjetër profil, si trajner: “Kam ndjesi pozitive përpara sfidës. I plotëson të gjitha kriteret për t’u cilësuar si ndeshje e madhe.
Bajerni është padyshim favorit dhe këtë e ka dëshmuar në dekadën e fundit. Unë kam shumë kujtime të lumtura në ‘Allianz Arena’ dhe ato do të mbesin përgjithmonë”, e mbylli 41-vjeçari.
Interesante është se Alonso ka të vetmen fitore ndaj bavarezëve në mars, e cila rezultoi edhe fatale në shkarkimin e Nagelsmanit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"