Supersfida në “Arenën e Demave”/ Dinamo, prova e vërtetë për Partizanin e ri
Partizani nis sot përgatitjet për ndeshjen e së shtunës kundër Dinamos. Klubi i kuq e nisi 2025- ën me një barazim dramatik kundër Skënderbeut, por të dielën arriti të mposhtë pa shumë vështirësi Teutën dhe të marrë fitoren e parë për këtë vit. Por nëse dy rivalët e shkuar kanë qenë të një niveli jo të barabartë, ajo e së shtunës në “Arenën e Demave” duket të jetë prova e vërtetë e Partizanit të ri.
Partizani përgjatë kësaj merkatoje ka larguar katër titullarë fiks dhe ka afruar Podstrelov dhe Guxhufin, me këtë të fundit, që nuk ka debutuar ende. Ajo ndaj Dinamos së Dajës mund të konsiderohet si beteja, ku skuadra e Veselinoviç do të kërkojë të konfirmohet si pretendente absolute për titullin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"