Surpriza e Egnatias në Islandë, francezi kaloi nga lënia jashtë liste në titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2024 | 20:06

Surpriza e Egnatias në Islandë, francezi kaloi nga lënia jashtë liste në titullar

Jouba Drame ishte një nga surprizat e formacionit të Egnatias në ndeshjen e fundit me Vikingurin në Ligën e Konferencës.

drame

Ai e nisi nga minuta e parë dhe bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj islandezëve. Situata me këtë lojtar në fakt është pak paradoksale, sepse ai ishte jashtë listës së federimeve për sfidën e dyfishtë me Borac Banja Lukën në Ligën e Kampionëve.

Për turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës, jo vetëm që u federua nga Egnatia, por e pa veten titullar. Vendim i diktuar nga mungesat, por francezi dha sinjale pozitive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"