Surpriza te “Zonja e Vjetër”, ja kush ulet në stol kundër Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 14:49

Surpriza te “Zonja e Vjetër”, ja kush ulet në stol kundër Napolit

Tiago Mota pritet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme përballë Napolit në sfidën e javës së pestë të Serisë A.jgfkhTekniku italian ka vendosur të luajë me skemën 4-1-4-1 dhe të hedhë në fushë nga minuta e parë Danilon në vend të Gatit që edhe pse është në dispozicion, mund të mos i ketë në këmbë 90 minuta.

Në stol në raport me ndeshjen e fundit ndaj PSV-së pritet të ulet Kalulu dhe në vend të tij të luajë Kambiaso që rikthehet në krahun e djathtë, ndërsa në të majtë një fanellë titullari e siguron Kabal. Rikthehet të luajë nga minuta e parë edhe Turam që do të pozicionohet para mbrojtjes të Juves për t’i dhënë pak muskuj më shumë skuadrës, duke fituar balotazhin me Lokatelin.

Një tjetër shans do ti jepet edhe Dugllas Luizit që ul në stol Mek’Kenin. Nga ana tjetër Konte preferon që t’i besojë formacionit titullar të ndeshjes së fundit dhe nuk do të bëjë asnjë ndryshim në skemën e tij 3-4-2-1.4PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"