Sytë nga bomberat/ Duel kapitenësh, Morata është gati të mposhtë Kejnin
N ën vëzhgimin e të gjithë tifozëve. Për të luajtur një ndeshje speciale. Të dielën mbrëma, në “Olympiastadion” të Berlinit, do të zbresin në fushë me shiritin në krahë dhe stemat e Federatave përkatëse që do t’ia dhurojnë njëri-tjetrit.
Alvaro Morata dhe Herri Kejn nuk janë thjesht kapitenët e Spanjës dhe Anglisë por edhe sulmuesit e kombëtareve përkatëse. Shpesh herë duhet të bëjnë edhe rrufepritësit për kritikat në drejtim të ekipit, trajnerit apo shokëve të tyre. Kur gjërat shkojnë keq, janë ata që marrin qortimet e para nga mediat dhe publiku. Ky gjerman, nuk ka qenë Europiani i sulmuesve të mëdhenj, por për të dy mund të jetë turneu me më shumë kënaqësi i karrierës. Njëkohësisht, mund të jetë edhe një zhgënjim i madh.
SPANJOLLI – Alvaro është lojtari tipik që pëlqehet nga trajnerët më shumë se sa nga tifozët apo kritika. Kështu ka qenë gjithmonë dhe si i sinqertë që është ka treguar gjithashtu se pas Europianit do të largohet nga Spanja. Qoftë i vendbanim, ashtu edhe si kombëtarë. Për sa i përket aspektit të parë, thuhet se e pret Milano dhe Milani që do t’i paguajë Atletikos së Madridit 13 milionë. Për aspektin e dytë, një triumf në Berlin mund ta bindë që të qëndrojë deri në Botërorin e vitit 2026. Gjithmonë nëse kritikat e shumta e shpesh të tepërta, të mos e detyrojnë të heqë dorë një herë e mirë nga një situatë të cilën ai dhe bashkëshortja e konsiderojnë si “të parespektueshme”.
Në finale, Morata pranon të jetë edhe pse rrezikoi të mos ishte pas ndërhyrjes së një stjuardit, i cili e goditi në përpjekje për ta mbrojtur. Berlinin si vend finalesh, ai e njeh mirë. Ka luajtur një të tillë kur militonte te Juventusi, por asokohe Barcelona ishte shumë e fortë. Me bardhezinjtë e Torinos, por edhe me Realin ka fituar shumë, teksa me kombëtaren deri tani ka arritur vetëm një Ligë Kombesh. Është 31-vjeç e në këtë moshë mund të mos ketë shumë shanse përpara në karrierës, sidomos me mundësinë për ta ngritur trofeun si kapiten.
PO KEJNI? – Shtëpitë e tij kanë mobilime klasike dhe të shtrenjta, por për trofe nuk bëhet fjalë. Zgjodhi të shkonte te Bajernit për të pasur ndonjë shans më tepër, por edhe atje “zero tituj”. Ja pse penalltia ndaj Holandës peshonte shumë për të. Për më tepër që Herri e kishte humbur një të tillë në Botëror kundër Francës, një gabim i cili solli si pasojë eliminimin. Në gjysmëfinale, sulmuesi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Europianit për fazën me eliminim direkt. Por edhe jeta e tij është plot me gola. 66 me Anglinë dhe mbi 350 në rang klubesh, e prapë së prapi, si në rastin e Mortës, mediat thonë se “Tri Luanët” u kualifikuan kundër Zvicrës dhe Holandës, pasi Kejn kishte dalë nga fusha.
Edhe ai mbi të 30-at, një moshë ku nuk je më i ri për futboll, por as i vjetër. Një moshë që të ndihmon të shohësh gjithçka me një sy tjetër. Sidoqoftë, edhe për të, termi “finale” ka shumë kuptime. Sa të thella, aq edhe të ndjera. Sidomos duke parë se cilat janë finalistet. Alvaro dhe Herri kanë marrë gjithmonë përgjegjësitë e tyre e s’ka dyshime që do ta bëjnë edhe të dielën. Duke hyrë të parët në fushë nën vëzhgimin e të gjithë tifozëve. Për të luajtur një ndeshje speciale.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"