Sytë te Gruda, sulmuesi është “gjahtar” golash ndaj ish-skuadrës
Një futbollist, që është kthyer në aksion para pak javësh për Vllazninë është Ildi Gruda. Sulmuesi ka lënë pas një dëmtim disamujor për tu kthyer nën urdhrat e trajnerit Brdariç. Ai po angazhohet pak nga pak duke marrë minutat gradualisht.
Megjithatë, Gruda e ka gjetur golin e parë sezonal në fitoren 3-4 ndaj Tiranës, vetëm pas pak sekondash që ishte hedhur në fushë. 24-vjeçari është një “armë” e fortë për Vllazninë, duke qenë se ishte golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës sezonin e shkuar me 8 gola. E ndaj Teutës pritet të ketë më shumë minuta për të. Në ndeshjet ndaj durrsakëve numri 7-të “ndez” gjithmonë dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat.
Shkodrani i ka shënuar në dy raste ish-skuadrës së tij në sezonin e shkuar. Kjo ka ndodhur në fitoren 2-1 të Vllaznisë në javën e 23-të dhe po ashtu në triumfin 0-1 të kuqebluve në javën e 14-të të edicionit të shkuar. Teuta është “preja” e preferuar e patjetër në kampin shkodran shpresojnë që Gruda të jetë në formën e duhur edhe kësaj radhe e pse jo, të gjejë rrjetën ndaj bregdetarëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"