TAEKWONDO/ Open G2 në Holandë, medalje ari për Ernest Merdanajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2024 | 14:37

TAEKWONDO/ Open G2 në Holandë, medalje ari për Ernest Merdanajn

Ernest Merdanaj ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme në turneun Open G2 të taekwondosë që u mbajt fundjavën e kaluar në Holandë. Pas 6 ndeshjeve mjaft të forta në këtë kampionat, cili konsiderohet edhe si një prej kompeticioneve më të rëndësishëm në kategorinë G2, Merdanaj bëri të tijën medaljen e artë, duke ngjitur flamurin e Shqipërisë në shkallën më të lartë të podiumit.

er

Një sukses që i mundëson edhe 20 pikë të tjera olimpike talentin të taekwondosë shqiptare. Kujtojmë që vetëm disa javë më parë Ernest Merdanaj fitoi medalje ari edhe në “Albania Open G1”, eveniment i zhvilluar për të pestin edicion radhazi në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik në Tiranë.

Merdanaj, sportist i skuadrës së Tiranës dhe që stërvitet nga trajnerja Arjola Kasaj, pas disa ditësh do të marrë pjesë në turneun Open G1 në Rumani. Objektivi i tij është një vend në pesëshen e parë në rang botëror, ndërsa ëndrra mbetet kualifikimi për në Lojërat Olimpike “Los Anxhelos 2028”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"