Tah kthehet në teleash, Leverkuseni i jep ultimatum Bajernit për mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 14:58

Tah kthehet në teleash, Leverkuseni i jep ultimatum Bajernit për mbrojtësin

Xhonatan Tah do donte të ishte transferuar te Bajerni i Mynihut për një kohë të gjatë. Të mërkurën në mbrëmje, lojtari i kombëtares gjermane udhëhoqi kampionët e Leverkusenit në fushë si kapiten në humbjen ndaj Arsenalit (1:4).

tahtah

 

Dhe gjasat që qendërmbrojtësi 28-vjeçar të luajë për Bajernin në sezonin e ri janë në rritje. Por një vendim për të ardhmen e tij është shumë pranë. Sipas informacioneve të “BILD”-it, Bajer Leverkuseni tani u ka dhënë kampionëve rekordmenë një ultimatum për transferimin e yllit të tyre. Sepse Leverkuseni ka nevojë për qartësi për planifikimin e skuadrës së vet sezonin e ardhshëm dhe kjo është arsyeja pse fituesi i dopietës po shtyn për një vendim nga Mynihu.

Në rastin e Tah, kjo do të thotë: Nëse nuk ka ofertë të re deri në fundjavë, mbrojtësi do të qëndrojë në Leverkusen. Kontrata e tij është deri në vitin 2025. Oferta e fundit e Bajernit është tashmë gjashtë javë e vjetër dhe bëhet fjalë për 20 milionë euro plus 5 milionë euro bonuset.

Pas nëntë vitesh, Tah gëzon reputacionin më të lartë në klubin e “aspirinave”, i cili e nis sezonin zyrtarisht me finalen e Superkupës së Gjermanisë kundër Shtutgartit më 17 gusht. Prandaj, skuadra e Ksabi Alonsos do të ishte e gatshme ta shesë atë te rivalët për titull, Bajerni, nëse çmimi është i duhuri. Tarifa e transferimit duhet të jetë 30 milionë euro, përndryshe transferimi dështon.

Askush te Bajerni nuk e priste që Tah mund të zhgënjej. Pavarësisht dëshirës së tij për të lëvizur, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë problem në atmosferën mes lojtarit dhe klubit. “Ai më duket i përqendruar. Xhonatan është një profesionist i madh”, e lavdëroi së fundmi trajneri Ksabi Alonso liderin e tij të mbrojtjes, të cilin ai absolutisht dëshiron që ta mbajë. Megjithatë, me ditët që kalojnë shanset për të qëndruar janë rritur, gjithnjë në rast se Bajerni nuk do të thotë fjalën e fundit me një ofertë të befasishme.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"