Talenti i Juves do vetëm “Zonjën”, turku refuzon ofertën e Junajtidit
Është ndoshta talenti më i madh që Juventusi ka për momentin në skuadër dhe me fanellën bardhezi do të vazhdojë të aktivizohet. Bëhet fjalë për Kenan Jildiz, i cili i ka premtuar sërish besnikërinë “Zonjës së Vjetër” dhe këtë herë e bën edhe me vepra.
Të paktën sipas asaj që raporton “Tuttosport”, për talentin turk të bardhezinjve është interesuar Mançester Junajtidi. Skuadra angleze ka kontaktuar drejtuesit bardhezi për të blerë kartonin e numrit 10, por përgjigja ka qenë e prerë.
Si nga ana e Juventusit ashtu edhe nga ana e Kenan Jildiz përgjigja ka qenë jo e pakontestueshme. Jildiz shihet si një lojtar i palargueshëm për momentin nga “Zonja e Vjetër”.
Ai është në qendrën e projektit të Juventusit dhe do të vazhdojë të qëndrojë për një kohë të gjatë. Drejtuesit bardhezi i kanë bërë me dije Mançester Junajtidit se nuk do të tundohen nga asnjë shifër që mund t’i ofrohet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"