Talenti i Vllaznisë tregon momentin e golit në Islandë: Më i bukuri dhe më i veçanti…
Heroi i Vllaznisë në Reikjavik ka rezultuar sulmuesi Kevin Dodaj. 18-vjeçari hyri si zëvendësues dhe në minutën e 85-të shënoi një eurogol, ku kaloi Vllazninë në avantazh të përkohshëm, ndonëse ekipi ishte në inferioritet numerik. Në prononcimin pas ndeshjes Dodaj u shpreh i lumtur për golin dhe pret që në vijim të realizojë gola edhe më të bukur dhe me vlerë.
Dodaj, dukeni i lumtur për golin, por nuk i dha dot fitoren Vllaznisë në fund të sfidës?
Normalisht që jam shumë i kënaqur për golin, por që nuk arriti t’i dhurojë fitoren Vllaznisë. Prandaj, ndiej keqardhje në këtë drejtim A e prisnit këtë gol? E kam dëshiruar një gjë të tillë, dhe ndodhi. Kam besuar te një gjë e tillë dhe ia arrita.
Shumë minuta në nxehje, kur Brdariç ju thirri për të qenë në fushë, a e menduat se mund të shënonit?
Normalisht që çdo lojtarë kur thirret të jetë në fushë mendon të bëj më të mirën dhe të shënojë. Ai ma dha besimin dhe unë ia shpërbleva.
Një goditje e menduar apo rastësore?
Çdo lojtar gjuan për të shënuar, e provova dhe përfundoi në rrjetë.
Sa janë shpresat për kualifikim në ndeshjen e kthimit në Shkodër?
Shpresat janë të mëdha. Shpresoj të fitojmë dhe të kualifikohemi.
Keni shënuar edhe gola të tjerë, por ky do të jetë goli më i veçantë për ju?
Normalisht që po. Ky është goli më i veçantë për mua. Është goli më i bukur në karrierën time, por unë shpresoj të shënoj edhe në ndeshjen tjetër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"