Tashmë ka një datë dhe orar zyrtar për Real Madrid – Barcelona, zbuloni kur zhvillohet sfida e parë mes dy skuadrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 19:23

Tashmë ka një datë dhe orar zyrtar për Real Madrid – Barcelona, zbuloni kur zhvillohet sfida e parë mes dy skuadrave

Ndeshja mes Real Madrid dhe Barcelonës do të marrë jetë më 26 tetor ora 21:00. Takimi i parë i vlefshëm për kampionatin spanjoll këtë sezon do të marrë jetë në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Stadio_Santiago_Bernabeu_RealMadrid

Aktualisht janë luajtur 6 javë dhe Barcelona ia ka dalë të krijojë një diference prej 4 pikësh në krye. Kjo për shkak të pikëve të plota që ka marrë në LaLiga.

“Galaktikët” regjistrojnë ndërkohë 14 pikë, teksa numërojnë 3 fitore në përballjet e fundit. Sfida mes Real Madrid dhe Barcelonës pritet me mjaft interes, për të parë konkretisht diferencat aktuale mes dy skuadrave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"