Të dorëzuar në luftën për mbijetesë, klubi i Kategorisë së Parë pezullon 3 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2022 | 13:30

Të dorëzuar në luftën për mbijetesë, klubi i Kategorisë së Parë pezullon 3 lojtarë

Maliqi duket i dorëzuar në luftën për mbijetesë, gjithsesi juglindorët do të respektojnë deri në fund kampionatin. Ditën e sotme në orën 14:00, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, do të zhvillohet dueli mes maliqarëve dhe Besës së Kavajës, i vlefshëm për javën e 24-t të Kategorisë së Parë.

maliqi

Skuadra e drejtuar nga trajneri Egli Malësija, vjen në këtë përballje pa 3 titullarë, mesfushorët, Jorgo Qeleshi, Shkëlzen Tako dhe sulmuesi Paolo Ivani, që janë pezulluar pa afat. Qeleshi u pezullua pasi nuk iu bind detyrave të trajnerit, ndërkohë që Tako dhe Ivani u konfrontuan me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes me Butrintin në Sarandë.

Në javët e mbetura të kampionatit, pritet që stafi teknik t’u japë më shumë hapësira lojtarëve që më së shumti kanë qëndruar në stol. Matematikisht ekziston mundësia e shpëtimit, por duke ditur se në 23 javë kanë grumbulluar vetëm 17 pikë, shpresat mbeten të vakëta për 7 ndeshjet e fundit në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"