Të gjitha driblimet të sakta dhe sa shumë duele të fituara, Bajrami më i miri në fushë te Rejnxhers. Shikoni notën dhe statistikat e 25-vjeçarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 0:02

Të gjitha driblimet të sakta dhe sa shumë duele të fituara, Bajrami më i miri në fushë te Rejnxhers. Shikoni notën dhe statistikat e 25-vjeçarit

Nedim Bajrami zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze me fanellën e Gllazgoi Rejnxhers, në duelin e Ligës së Europës ndaj Lionit. Pavarësisht se skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-4, mesfushori shqiptar rezulton lojtarë më i mirë në fushë tek të tijët.  

nedim bajrami

Bajrami qëndroi në fushë 81 minuta, teksa u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. 

Për sa i përket statistikave, interesant është fakti se Bajrami fitoi plot 9 duele nga 12 me kundërshtarët, si dhe të gjitha driblimet (8), ishin të sakta dhe asnjëherë kundërshtarët nuk arritën t’i rrëmbenin topin.  

WhatsApp Image 2024-10-03 at 23.34.58

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"