Te Juvja po zhgënjen, ai që ua shiti bardhezinjve: Jepini kohë Duglas Luizit, do të jetë shumë i rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 19:30

Te Juvja po zhgënjen, ai që ua shiti bardhezinjve: Jepini kohë Duglas Luizit, do të jetë shumë i rëndësishëm

Ish-drejtori sportiv i Romës, që aktualisht e mban këtë rol te Aston Vila, Monki ka folur për situatën e vështirë që Duglas Luiz po kalon te Juventusi. Ka qenë pikërisht Monki ai që ka negociuar me Xhuntolin për të transferuar në Torino mesfushorin brazilian, i cili u ble nga “Zonja” për plot 51 milionë euro.

DAGLAS LUIZ

Monki mendon se përshtatja e Duglas Luizit me filozofinë e Juventusit është vetëm çështje kohe, duke ia hedhur fajin faktit që ka ndryshuar kampionat dhe vend. “Ne jemi duke folur për një futbollist shumë të fortë. Vitin e kaluar ai ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Të ndryshosh vend, skuadër dhe kampionat është gjithmonë një problem.

Megjithatë, unë jam i bindur se ai shumë shpejtë do të rigjejë rendimentin e tij. Duglas Luiz do të kthehet në një lojtar shumë të rëndësishëm për Juventusin”, tha ndër të tjera Monki që i jep më tepër besim mesfushorit brazilian i cili për momentin po konsiderohet si dështimi më i madh i merkatos së janarit te “Zonja e Vjetër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"